Gjermania filloi të lehtësojë kufizimet e saj të bllokimit të hënën, duke lejuar bizneset dhe dyqanet të rihapen ndërsa vendi ndërmerr hapa drejt normalitetit.
Dyqanet deri në 800 metra katrorë në madhësi mund të rihapen, për sa kohë që ata kanë masa higjenike dhe mbajn distancim sociale shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Kjo vjen pasi qeveria javën e kaluar tha që virusi në vend ishte “i menaxhueshëm”.
Instituti Robert Koch, agjensia kombëtare e Gjermanisë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, raportoi të premten se çdo person i infektuar me Covid-19 tani infekton më pak se një person tjetër mesatarisht.
Rihapja e dyqaneve dhe bizneseve ndryshon nga shteti në shtet./GazetaShneta/