Në një reportazh të Gazetës Shneta në vitin 2018, drejtori i Klinikës së Urologjisë atë kohë Dr. Rexhep Kasumaj, pati deklaruar se brenda një muaji në këtë klinikë rreth 80 pacientë i nënshtrohen procedurës për thyerje të gurëve në veshka me aparaturën ESWL.
Kjo aparaturë përmes valëve hidraulike të cilat depërtojnë deri në veshja, mundëson shembjen e gurëve. Gjatë seancës e cila zgjatë rreth 30 minuta, stafi mjekësor e monitoron pacientin nëse ka dhimbje.
Aparatura Litotripsia Ekstrakorporale me shok – valë hidraulike (Video ⬇) është funksionalizuar nga viti 2001 në Urologji. Kjo është e vetmja në kuadër të SHSKUK-së dhe aty trajtohen pacientët nga e gjithë Kosova.
Ndiqeni videon më poshtë për ta kuptuar se si funksionon kjo aparaturë. /Gazeta Shneta/