Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjest fantastik i epidemiologëve të IKSHPK’së me futbollistët e Ballkanit (FOTO)

Lajme 28/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dioni (12) dhe Ledioni (10) janë dy futbollistët e para kosovar të FC Ballkanit që kanë dal pozitiv me pandeminë e koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur dy javë më parë edhe në faqen zyrtare të klubit suharekas të Ballkanit të cilët kanë njoftuar për rastin dhe duke iu uruar shërim të shpejtë dyshes së talentuar.Që nga ajo kohë kjo dyshe ka qëndruar në karantinë në shtëpinë e tyre, nënpërkujdesjen e prindërve.

Kolgeci në një intervistë për “Gazeta Olle” ka treguar gjithë rrjedhën që nga dita e parë kur dy djemtë e tij kanë rezultuar pozitiv me këtë pandemi, ndërsa ka shtuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asgjë për shqetësim.

“Dje janë bërë dy javë që kur janë diagnostifikuar, në momentet e para nuk e kanë pritur keq dhe ka qenë paksa moment i mirë, pasi dy djemtë dolën pozitiv, ndërsa vajza jo, dhe në ato momente vajza thoshte se përse ajo negativ dhe ishte si një ‘shoë’ në vete që ka tërhequr vëmendjen e djemve”, tha fillimisht Kolgeci.

“Po, ne si prind kemi qenë të shqetësuar, ndërsa fëmijët këtë situatë, pak më të ekzagjëruar, e kanë kuptuar vetëm falë televizonit kur kanë parë lajme lidhur me këtë pandemi, por jam munduar të jem sa më afër tyre dhe t’i largoj nga këto lajme”, shtoi ai.

E sot, babai i dy talentëve ka postuar disa fotografi fantastike. Stafi i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës kishte shkruar në veshjet e tyre FC Ballkani, me numrin 10 dhe mbiemrin Kolgeci, duke u dhënë përkrahje morale dy futbollistëve ta kalojnë këtë virus.

“Gjatë marrjes së mostrave, surprizë e këndshme nga stafi epidemiologjik! Faleminderit”, shkroi Kolgeci.

Artikulli paraprak“Në shtëpinë ku vjen fëmija, vjen lumturia” – Tre familje në Gjakovë në gëzim sot
Artikulli i rradhës Kompanitë i rritën çmimet e maskave mbi 300 për qind, MSH kërkoi hetime nga Krimet Ekonomike dhe Autoriteti i Konkurrencës

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.