Gjinekologët tregojnë metodën më efikase për depilimin e zonës intime

2018-05-29 në ora 17:14

Metoda më e mirë për depilimin e zonës intime, sipas gjinekologëve, nuk është as rruajtja e as depilimi me dyll: ata thonë se qimet në këtë zonë vetëm duhet shkurtuar.

Madje, këtë po e mbështet edhe një studim i vitit të fundit, i cili tregon se rruajtja mund të sjellë sëmundje, si: herpesi, HPV, gonorrea dhe klamidia.

Qimet  janë ato që na mbrojnë nga acarimi ose infeksioni kur kjo zonë është në kontakt me materialet e papërshtatshme, mbathje të djersitura etj.

Qimet pubike gjithashtu mbrojnë lëkurën rreth zonës intime, pasi është shumë e ndjeshme dhe eliminimi i tyre do ta bënte këtë zonë të ndjeshme të trupit më të prirë ndaj problemeve të lart përmendura./Gazeta Shneta/