Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu Balili: Meshkujt që pinë alkool krijojnë hormone femërore me shumicë

Lajme 26/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili ka treguar tek “Shqipëra Live”, dëmet që shkakton alkooli tek meshkujt. Sipas tij alkooli krijon hormone femërore me shumicë në trupin e mashkullit gjë që ndikon në jetën e tyre seksuale dhe në dëmtimin e spermës.

“Përkushtimi i prindërve në Shqipëri është shumë i dobët. Prindërit në Shqipëri nuk përkushtohen për fëmijët. Ata i lindin, mundohen me tëra forcat biologjike e financiare për t’i zhvilluar, rritur, shëndoshur dhe jo për të qëndruar larg veseve, pinë duhanin, drogat etj.

Së dyti është alkooli i cili ka një dëmtim të jashtëzakonshëm në shumë forma, por ajo më kryesore është se alkooli ndikon në një mënyrë hormonale dhe tek meshkujt krijon një hormon femëror që është estrogjeni. Estrogjenët që formohen nga alkooli tek meshkujt veprojnë në dy gjëra: Në dëmtimin e prodhimit të spermës dhe në pamundësinë e funksionit seksual, nuk kanë ereksion, nuk kryejnë dot marrëdhënie.

Alkooli duhet të pihet i minimizuar, dy herë në javë, është normal, më tepër është shumë i dëmshëm. Kanabisi është kaq i dëmshëm saqë hyn në sperme dhe krijon një trullosje, jep një çoroditje dhe një ngadalësim të ecurisë progresive që duhet të jetë jashtëzakonisht e shpejtë. Një spermatozoid duhet të bëjë 7 metër rrugë që të kalojë tek vezët”, u shpreh gjinekologu Shkëlqim Balili

Artikulli paraprakShkencëtarët zbulojnë mutacionin e rrallë gjenetik, që u mundëson grave të mos ndiejnë dhimbje
Artikulli i rradhës 6 llojet e zakonshme të çrregullimeve të të ngrënit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.