Vite më parë, gjinekologu kosovar, Naim Shabani, pushtoi mediat kosovare me gabimin e tij gjatë një operacioni.
Shabani, më 17 tetor 2013 u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, raportonte asokohe Tribuna, shkruan Gazeta Shneta.
Ai u arrestua pasi gjatë një operacioni të një pacienteje të re në klinikën e tij në Prishtinë, ‘Klinika Gjinekologjike Gjermane – DFK’, harroi që të largojë nga barku një skalper që e kishte përdorur gjatë operimit.
Vajzës iu deshtë t’i nënshtrohej edhe njëherë operacionit me anestezion që të largojë këtë mjet nga trupi i sa.
Por, gjërat kanë ndryshuar shpejtë për Shabanin. Ai këtë vit ka arritur sukses në një nga klinikat në Gjermani.
Shabani u emërua ‘Chef’ i Gjinekologjisë në Klinikën Kelheim në Bavari dhe këtë vit realizoi një omentektomi me laparaskopi. Sipas postimit të Shabanit, ky është operacioni i parë i kryer në këtë klinikë, çka e bën atë të veçantë atje.
Postimin e Shabanit mund ta gjeni më poshtë. /Gazeta Shneta/