Marrja e rregullt e barnave është e rëndësishme dhe nuk është e pazakontë që njerëzit të humbasin një dozë të rastësishme ose ta marrin atë jashtë afatit kohor të rregullt.
Të harrosh të bësh diçka është normale, por në rastin e barnave, harrimi i marrjes së tyre në kohën e caktuar mund të ketë efekte negative shëndetësore, shkruan burimi The Conversation përcjell Gazeta Shneta.
Sipas një vlerësimi, rreth gjysma e popullatës së njerëzve që marrin barna të rregullta nuk i marrin ato siç janë përshkruar. A është kjo një prishje në komunikim? Mungesa e të kuptuarit të rëndësisë së tyre, apo harresa?
Kryesisht, arsyet e mosmarrjes së barnave sipas rekomandimit mund të organizohen në dy lloje: të qëllimshme dhe të paqëllimshme.
E paqëllimshme është kur një pacient synon të ndjekë regjimin e përshkruar, por për shkak të faktorëve jashtë kontrollit të tij, duke përfshirë harresën, vështirësitë për të kuptuar udhëzimet e dozimit ose koston mund të kaloj në mosmarrje të barnave.
Por për disa, një pacient vendos me vetëdije të mos ndjekë regjimin e përshkruar. Kjo mund të jetë për shkak të efekteve anësore, ose mosbesimit në domosdoshmërinë e barit.
Marrja e medikamenteve është komplekse sepse çdo person është unik dhe sfidat ndaj marrjes së medikamenteve të çdo personi mund të ndryshojnë mjaft ndjeshëm.
Cilat janë disa nga strategjitë mbështetëse të disponueshme dhe a janë ato vërtet të dobishme rreth marrjes së barnave?
Kuti pilulash
Metodat më të përdorura për të mbështetur respektimin e barnave janë strategjitë organizative, siç janë kutitë e tabletave të ndara sipas ditëve të javës.
Këto janë funksionale nëse një pacient duhet të marrë medikamente të ndryshme.
Mirëpo, në anën tjetër, disa nga barnat nuk mund të vendosën në këto kuti, sepse rrezikohet stabiliteti i tyre dhe pacientët me shikim të zvogëluar ose shkathtësi të dobët si pasojë e moshës mund të kenë vështirësi për t’i përdorur këto kuti.
Pra, ndërsa ato janë një nxitje efektive, sinjalet e thjeshta rikujtuese, si p.sh. kutitë e pilulave të ditëve të javës, mund të mos jenë ideale për të gjithë.
Alarmet
Alarmet e paracaktuara janë një tjetër metodë rikujtuese e përdorur zakonisht.
Megjithatë, kjo strategji nuk është e pagabueshme dhe literatura tregon se shumë pacientë humbasin dozat e barnave kur janë jashtë rutinës, sepse e fikin alarmin në mënyrë të pandërgjegjshme kur janë të zënë me një detyrë tjetër.
Aplikacionet celulare
Përditësimi më i fundit i Apple iOS ju lejon të gjurmoni medikamentet tuaja.
Aplikacionet rikujtuese të barnave u zhvilluan fillimisht për të mbështetur të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike të nevojshme për të menaxhuar barna të shumta.
Por tani ato janë përqafuar si një mbështetje e përshtatshme për këdo që dëshiron të menaxhojë në mënyrë të pavarur barnat e tyre, duke përfshirë dhe ato me përdorim afatshkurtër, si antibiotikët.
Sipas Kolegjit Mbretëror Australian të Mjekëve të Përgjithshëm, shumë pacientë u pëlqen të marrin njoftime përkujtues përmes një aplikacioni dhe kjo i ndihmon ata të kujtojnë të marrin barnat e tyre. /Gazeta Shneta/