Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjumi i dobët lidhet me 172 sëmundje, përfshirë demencën, Parkinsonin dhe diabetin

Jetë 05/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar lidhje të forta midis zakoneve të dobëta të gjumit dhe 172 sëmundjeve të ndryshme, përfshirë demencën, diabetin tip 2 dhe sëmundjen e Parkinsonit. Sipas këtij hulumtimi, 92 prej këtyre sëmundjeve kishin më shumë se 20% të rrezikut të tyre të lidhur me gjumin e çrregullt.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të mbi 88,000 të rriturve nga databaza e UK Biobank, duke vëzhguar cilësinë e gjumit dhe diagnozat e sëmundjeve gjatë një periudhe mesatare prej 7 vjetësh.

Rezultatet treguan se modelet e parregullta të gjumit – si fjetja në orare të ndryshme dhe çrregullimi i ritmit cirkadian – rrisin rrezikun për dhjetëra sëmundje, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në 42 raste, rreziku për sëmundje si mosfunksionimi fizik në pleqëri, gangrena, fibroza dhe cirroza e mëlçisë ishte të paktën i dyfishuar.

Gjumi i dobët rezultoi gjithashtu i lidhur me raste të shtuara të hipertensionit, dështimit akut të veshkave dhe çrregullimeve neurologjike.

Sipas autorit kryesor, prof. Qing Chen, nuk është e mjaftueshme vetëm të flitet për kohëzgjatjen e gjumit – rregullsia e ritmit të gjumit është po aq e rëndësishme për shëndetin afatgjatë.

Hulumtuesit tani synojnë të kuptojnë pse çrregullimet e gjumit shkaktojnë sëmundje dhe si mund të parandalohen ato. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim i ri zbulon se endometrioza prek shumë më tepër se shëndetin riprodhues
Artikulli i rradhës Dietat inflamatore dhe ushqimet ultra të përpunuara mund ta rrisin rrezikun për sëmundjen e Crohn

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.