Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i ri zbulon se endometrioza prek shumë më tepër se shëndetin riprodhues

Femina 05/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri në SHBA ka zbuluar mbi 600 lidhje mes endometriozës dhe problemeve të tjera shëndetësore, duke përforcuar idenë se kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin riprodhues, por tërë trupin.

Endometrioza është një sëmundje e dhimbshme që prek rreth një në dhjetë gra në mbarë botën. Megjithëse e përhapur, ajo shpesh diagnostikohet me vonesë dhe opsionet e trajtimit janë të kufizuara, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF) analizuan mbi 43,000 dosje mjekësore nga gjashtë qendra shëndetësore, duke përdorur algoritme të zhvilluara posaçërisht për këtë projekt.

Ata identifikuan lidhje mes endometriozës dhe sëmundjeve të tjera si migrena, astma, sëmundjet autoimune, sëmundjet e syve dhe disa lloje të kancerit.

“Disa lidhje ishin të pritshme, si infertiliteti apo sëmundjet autoimune, por pati edhe befasime, si kanceret apo sëmundjet e syve,” tha Umair Khan, një nga autorët e studimit.

Dr. Linda Giudice theksoi rëndësinë e të dhënave: “Këto janë të dhënat që na duhen për të përparuar. Diagnostikimi dhe trajtimi i endometriozës nuk ka ndryshuar për dekada.”

Sipas saj, ndikimi në jetën e pacienteve është i madh: nga marrëdhëniet personale, deri te aftësia për të mbajtur një punë, për të krijuar familje dhe për të ruajtur shëndetin mendor.

Trajtimet aktuale përfshijnë terapi hormonale ose kirurgji, por asnjëra nuk garanton lehtësim të plotë dhe shpesh shoqërohen me efekte anësore.

Studiuesit shpresojnë se këto gjetje do të ndihmojnë në diagnostikimin më të shpejtë dhe trajtimin më të saktë të kësaj sëmundjeje ende të pazbuluar plotësisht. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDogana gjen barna të kontrabanduara në Prishtinë
Artikulli i rradhës Gjumi i dobët lidhet me 172 sëmundje, përfshirë demencën, Parkinsonin dhe diabetin

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.