Një hulumtim i fundit ka zbuluar se cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit mund të kenë ndikim më të madh në jetëgjatësi sesa dieta apo aktiviteti fizik. Mungesa kronike e gjumit lidhet me sëmundje serioze.
Sipas studimit, personat që flenë rregullisht më pak se 6 orë në natë kanë rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare dhe çrregullime metabolike, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Gjumi i pamjaftueshëm ndikon negativisht në sistemin imunitar dhe aftësinë e trupit për t’u rigjeneruar.
Ekspertët rekomandojnë krijimin e rutinave të qëndrueshme të gjumit si një ndër hapat më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit afatgjatë./Gazeta Shneta/


