Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjumi, tashmë një nga faktorët ndikues në sistemin kardiovaskular

Jetë 08/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për të parën herë, American Heart Association (AHA) liston gjumin si një ndër faktorët e rëndësishëm në sistemin kardiovaskular.

Rishikimi nga AHA, i botuar në revistën Circulation, tregon se gjumi ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndetin e zemrës shkruan Verywell Health, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit rekomandojnë të përshtatni sa kohë flini sipas moshës suaj në mënyrë që të shmangni pasojat e rënda shëndetësore.

Nicole Weinberg, kardiologe, ka thënë për Verywell se mungesa e gjumit apo gjumi i dobët mund t’i rrezikojë njerëzit që kanë probleme të rënda të zemrës.

Hulumtimet kanë filluar ta vërtetojnë këtë kohëve të fundit, shtoi ajo.

“Për shkak të të dhënave në studimet e gjumit, ne jemi në gjendje të shohim se disa njerëz kanë rrahje të larta të zemrës gjatë gjumit ose ulje të niveleve të oksigjenit kur janë duke fjetur. Këto gjëra mund të dërgojnë në probleme të shëndetit kardiovaskular, si presioni i lartë i gjakut apo t’ju vënë në rrezik të shtuar për sulm në zemër dhe goditje në tru.”

Për këtë arsyje, AHA liston edhe gjumin, si një ndër treguesit e rëndësishëm për gjendjen shëndetësore të sistemit kardiovaskular.

Në këtë listë gjenden: dieta, aktivitetet fizike, ekspozimi ndaj nikotinës, kohëzgjatja e gjumit, indeksi i masës trupore (BMI), lipidet e gjakut, glukoza e gjakut, presioni i gjakut.

Më poshtë, gjeni të bashkangjitur edhe kohën e gjumit bazuar në moshë.

0 deri në 1: 12 deri në 16 orë

1 deri në 2: 11 deri në 14 orë

3 deri në 5: 10 deri në 13 orë

6 deri në 12 vjeç: 9 deri në 12 orë

13 deri në 18 vjeç: 8 deri në 10 orë

19 vjeç e lart: 7 deri në 9 orë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEnde nuk dihet sa është vlera e dëmeve në aparaturat e Radioterapisë
Artikulli i rradhës Njihuni me disa prej alternativave të trajtimit të dhimbjes së kokës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.