Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka bërë të ditur se 1 në 2 amerikanë janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.
Ky moment ka arritur afërsisht pas tetë muajsh punë intensive në Shtetet e Bashkuara që kur ka nisur vaksinimi masiv shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas të dhënave, 50 për qind e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid dhe 70.6 për qind kanë marr të paktën dozën e parë të vaksinës.
ShBA kishte administruar 349,787,479 doza të vaksinës që nga dita e premte, dhe ka shpërndarë 405,102,715 doza./GazetaShneta/