Ilaçi i ri orforglipron, një GLP-1 në formë pilule, ka treguar humbje mesatare peshe prej 10.5% tek pacientët me obezitet dhe diabet tip 2 në një provë 18-mujore.
Studimi i publikuar në The Lancet tregon edhe përmirësim të niveleve të sheqerit në gjak, pa efekte anësore më të mëdha se te ilaçet injektuese.
Pjesëmarrësit morën doza të ndryshme deri në 36 mg, ndërsa ata që morën placebo humbën vetëm 2.2% të peshës. Ilaçi nuk kërkon frigorifer dhe nuk varet nga koha e vakteve.
Nëse miratohet nga FDA, orforglipron pritet të dalë në 2026, duke ofruar një alternativë më të thjeshtë dhe më të përballueshme për trajtimin e obezitetit./Gazeta Shneta/


