Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Goditja në tru, trombektomia mundëson shërimin e 65 për qind të pacientëve

Jetë 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se sa më shpejt të trajtohet pacienti pas një goditjeje në tru, aq më të mëdha janë shanset e shërimit.

Studimi flet gjithashtu për një procedurë të re, që mund të ndihmojë në rifillimin më shpejt të furnizimit të trurit me gjak.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, gjetën se sa më shpejt të lirohen arteriet kryesore nga bllokimi tek pacientët me goditje të rënda në tru, aq më të mëdha janë shanset e shërimit, madje mjekët kanë një mjet për hapjen më shpejt të arterieve.

Pllakëzat e mpiksura të gjakut në arteriet kryesore pengojnë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe pa furnizim me gjak, qelizat e trurit fillojnë të vdesin – prandaj koha është me rëndësi thelbësore për trajtimin e goditjes në tru.

“Ka rëndësi që pacientët të njohin shenjat e goditjes në tru dhe të shkojnë sa më shpejt në spital, ka po ashtu rëndësi që mjekët t’i trajtojnë ata sa më shpejt.”

Dr. Jeffrey Saver analizoi rezultatet e trajtimit të mbi 1,000 pacientëve që kishin kaluar goditje ishemike akute, ku një arterie kryesore bllokohet. Bashkë me studiues të tjerë ai bërë prova klinike, nga të cilat doli se trombektomia, heqja e këtyre bllokimeve, e shoqëruar me ilaçe, i përmirëson mjaft mundësitë e shpëtimit dhe të shërimit.

“Nëse arteria hapet 3 orë pas goditjes, 65 për qind e pacientëve do të mund të jetojë në mënyrë të pavarur tre muaj më vonë. Nëse arteria hapet 8 orë pas goditjes, vetëm 45 për qind e pacientëve do ta kenë këtë fat. Koha e ndërhyrjes ndikon shumë”, thotë dr. Saver.

Goditja në tru është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë dhe i treti që shkakton paaftësi fizike, prandaj ky studim mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të sëmundjes, sidomos tani që mjekët e dinë se sa pak kohë kanë në dispozicion për të ndihmuar pacientët. Studimi është botuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, AMA. /tvklan

Artikulli paraprakKa shumë arsye pse fëmijët nuk duhet të qëndrojnë zgjuar deri vonë
Artikulli i rradhës Raporti i Gjinekologjisë, sa foshnje kanë lindur më 28 nëntor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.