Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka shumë arsye pse fëmijët nuk duhet të qëndrojnë zgjuar deri vonë

Jetë 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërit duhet të jenë më të vëmendshëm kur vjen puna te qëndrimi zgjuar deri vonë i fëmijëve, pasi kjo mund të rrezikojë shkaktimin e dëmtimeve në tru.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, sipas të cilëve, të shkuarit në shtrat me orare të ç’rregullta mund të dëmtojë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave.

Truri i një fëmijë pa gjumë ka nevojë për më shumë gjumë të thellë, sidomos për këto pjesë specifike të trurit.

Në studim u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 deri në 12 – vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Në rastin e parë ata ishin në shtrat në orë normale, por herën e dytë atyre iu lejua që të qëndronin zgjuar deri vonë, duke bërë që të flinin dyfish të sasinë normale të gjumit.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim.

Ekspertët besojnë se është tepër e rëndësishme që fëmijët të bëjnë gjumin e nevojshëm gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Ata këshillojnë që fëmijët nga mosha 6 – 13 vjeç të bëjnë 9 deri në 11 orë gjumë në natë.

Studimi u realizua nga Universiteti i Zyrihut dhe u publikua në revistën shkencore “Frontiers in Human Neuroscience”./tvklan.al

Artikulli paraprak“Djegie për së gjalli”, sëmundja që po e torturon vajzën 22-vjeçare
Artikulli i rradhës Goditja në tru, trombektomia mundëson shërimin e 65 për qind të pacientëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.