Këngëtarja e mirënjohur, Enca Haxhia, përmes një fotografie që ka publikuar në rrjetin social SnapChat ka kërkuar nga fansat e saj të gjejnë se kush është personi që ajo kishte përballë në një lokal në Zvicër.
“Ç’të bëj? Nëse e njeh njeri, i thoni atij të më dërgojë mesazh” ka shkruar Enca, kurse mesazhin ia ka kthyer një vajzë e cila është deklaruar si e bija e tij.
“Çfarë dreqin…ai është babi im” ka shkruar ajo, ndërsa Enca i ka thënë “Atëherë, më lejo të jem nëna jote”.
Ndryshe, kujtojmë se “Ciao” është kënga e fundit nga Enca e publikuar tre muaj më parë./21Media