Gratë dhe burrat kanë epshe të barabarta kur para tyre paraqiten imazhe seksuale, ka gjetur një studim i ri. Shihet gjerësisht se burrat kanë më shumë gjasa sesa gratë të ngjallen nga imazhet pornografike.
Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të bëra nga shkencëtarët në Institutin Max Planck për Bibernetikë Biologjike në Gjermani, seksi i një personi bën pak ndryshime në përgjigjen e tyre ndaj stimulimeve vizuale seksuale, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i cili u botua në revistën shkencore PNAS, vlerësuan të dhënat nga 61 studime që matnin aktivitetin e trurit. Ekipi analizoi imazhet e trurit të 1, 850 personave të cilëve u ishin paraqitur “stimuj vizualë erotik”.
Sipas gjetjeve të tyre, truri i njeriut reagon ndaj imatheve seksuale në të njëjtën mënyrë pavarësisht nga seksi i një individi./GazetaShneta/