Normat e lindjeve në shtetet e Amerikës Latine është vazhdimisht në rritje, së bashku me dhunën ndaj grave.
Këtë më së miri e vërteton fotografi kontribues i National Geographic Channel, Christian Rodriguez, i cili ka arritur të realizoj një video në spitalin e Pereira Rossell, në Uruguai, shkruan Gazeta Shneta.
Në atë video, shihet procesi i mundimshëm i lindjes së grave shtatzëna, pa mbështetjet e burrave të tyre.
“Në shumë prej këtyre shteteve, meshkujt rriten në atë frymë që u mëson atyre që të bëhen gangster, duke mos dhënë përgjegjësi për divorcin ndaj gruas, pasi ajo të lind.”, kishte shkruar Rodriguez në videon e tij.
“Përqindja e madhe e këtyre nënave mbesin vejusha, si shkak i këtij mentaliteti provincial.”
Ndiqeni videon, të cilën ai e postojë në formë vetëdijësuese, në rrjetin social Instagram:
https://www.instagram.com/p/BcXJWxSj9zH/?taken-by=natgeo