Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë në rrezik: Simptomat e sëmundjeve të zemrës që duhet të dijnë

Jetë 28/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Stethoscope in shape of heart on a graph of the patient's heartbeat.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas ekspertëve, gratë po përballen me një rrezik të rritur nga sëmundjet e zemrës, duke humbur jetën në mënyrë “të panevojshme” për shkak të simptomave që shpesh ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore.

Këto simptoma, që mund të jenë të ndryshme nga ato që raportojnë burrat, përfshijnë:

Shtrëngim në gjoks: Gratë shpesh ndjejnë presion ose shtangim në gjoks, një ndjesi që mund të ngatërrohet me ankthin dhe jo domosdoshmërisht me dhimbjen, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Shneta.

Frymëmarrje e rënduar: Kjo ndodhi pas aktivitetesh të lehta ose edhe gjatë pushimit dhe mund të jetë shenjë e një problemi të zemrës.

Lodhje e pashpjegueshme: Një ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes, e cila zgjat për ditë ose javë, mund të tregojë për probleme të hershme me zemrën.

Simptomat e gastroenteritit: Këto simptoma, të cilat shpesh ngatërrohen me problemet e stomakut, mund të lidhen gjithashtu me shqetësime në zemër.

Dhimbje të papritura në zona të ndryshme të trupit: Ndjenja e shqetësimit në shpinë, qafë, nofull ose stomak, pa ndonjë shkak të dukshëm, mund të jenë tregues të sëmundjeve të zemrës.

Djersitje e pashpjegueshme: Djersitja që ndodh papritur, sidomos nëse shoqërohet me simptoma të tjera si gulçimi, mund të jetë një alarm i rëndësishëm.

Rrahje të shpejta të zemrës: Një ndjenjë se zemra po rreh me shpejtësi, sidomos pa ndonjë aktivitet fizik, është një tregues serioz që kërkon vëmendje mjekësore.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e njohjes së këtyre simptomave dhe kërkojnë që gratë të jenë më të vëmendshme ndaj shenjave që mund të tregojnë probleme me zemrën, duke e vënë theksin në nevojën për diagnostikim dhe trajtim të hershëm për të parandaluar pasoja fatale./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakAprovohet nga FDA vaksina e parë antigrip në formë spreji që mund të merret vetë
Artikulli i rradhës Studim: Një në tre fëmijë nuk sheh qartë në distancë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.