Gratë po sëmuren nga kanceri pas përdorimit të kësaj pudre të njohur (Foto)

2017-05-05 në ora 19:34

Kompania e kozmetikës Johnson & Johnson është urdhëruar të paguaj 110 milionë dollarë për një grua e cila thotë se u sëmurë nga kanceri pas 40 vite të përdorimit të pudrës së bebeve për higjienën femërore.

Lois Slemp e cila jeton në SHBA, u sëmurë nga kanceri pas përdorimit të përditshëm të produkteve të J & J ‘Baby Powder’, shkruan news.com.au, transmeton Gazeta Shneta.

Ndaj kësaj kompanie janë ngritur mijëra padi për shkak të injorimit të studimeve shkencore që lidhnin produktet e saj me shkaktimin e kancerit.

Avokatët kanë deklaruar se kompania nuk i paralajmëroi klientët e saj për rrezikun.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur Deborah Giannecchini, u dëmshpërblye me 70 milionë dollarë pasi u sëmurë nga kanceri gjatë përdorimit të ‘Baby Powder’. /Gazeta Shneta/