Gratë shtatzëna dhe nënat e reja po përjetojnë nivele më të larta depresioni dhe ankthi mes pandemisë së koronavirusit, tregon një studim i ri.
Në studim, studiuesit pyetën 900 gra, 520 prej të cilave ishin shtatzënë dhe 380 prej të cilave kishin lindur vitin e kaluar në idhje me depresionin dhe simptomat e ankthit para dhe gjatë pandemisë, transmeton Gazeta Shneta.
Ata zbuluan se kriza ngriti simptomat e depresionit nga 15% në 41%. Simptomat mesatare të ankthit të lartë shkuan nga 29% në 72%.
Një numër faktorësh, si izolimi, frika, rritja e detyrave të kujdesit shtëpiak dhe të fëmijëve dhe frika për gjendjen e botës kanë kontirbuar në nivelet më të larta të çështjeve të shëndetit mendor midis grave shtatzëna dhe nënave të reja.
Për më tej, autorët e studimit thanë se janë të alarmuar nga rritja dramatike e çështjeve të vetë-raportuara të shëndetit mendor midis grave në periudhën perinatale. /GazetaShneta/


