Shkencëtarët kanë gjetur grimca të ndotjes së ajrit në placentat e pesë grave që jetojnë në Londër.
Hulumtimi vjen nga Universiteti i Queen Mary në Londës. Ky hulumtim siguron provat e para që tregojnë se grimcat toksike mund të kalojnë nga mushkëritë e një nëne në placentën e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Ka shumë prova për të treguar efektet e mundshme të dëmshme të ndotjes tek foshnjat e palindura. Shumica kanë tendenca se ndotja e ajrit mund të ndihmojë vetëm në qytete por kjo është një problem edhe në zonat rurale.
Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur ekspozimin e lartë ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatzanisë me një rrezik të rritur të lindjes së parakohshme, peshë të ulët të lindjes, vdekshmëri të foshnjës dhe probleme të frymëmarrjes.
Një raport nga UNICEF tregon se 2 miliardë fëmijë jetojnë në mjedise që përmbajnë nivele toksike të ndotjes së ajrit.
Raporti zbuloi se 17 milion bebe përjetojnë nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit. Kjo është gjashtë herë më e lartë se nivelet e rekomanduara në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit.
Një studim nga Britania e Madhe tregon se ndotja e ajrit lidhet me një peshë të ulët të foshnjave, duke çuar në probleme shëndetësore afatgjata. /GazetaShneta/