Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja 35-vjeçare e vrarë ishte në javën e fundit të shtatzënisë, nga të shtënat vdiq edhe foshnja

Lajme 30/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I plotësuar: Gruaja e vrarë sot para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë, ndërroi jetë edhe foshnja.

Gruaja 35-vjeçare e cila u qëllua për vdekje sot para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur edhe foshnja, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar se e ndjera ishte shtrirë në Gjinekologji për terminin e lindjes, por para disa minutash ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj në oborrin e klinikës.

Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur nënën bashkë me foshnjën.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se po hetohet nga njësitet në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti. /Gazeta Shneta/

—————————————————————————————————————————-

Një krim i rëndë dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Një burrë dyshohet se e ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij shtatzënë.

Në vendin e ngjarjes janë parë njësitet e Policisë së Kosovës.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE konfirmon MSH: Iljasa Fazliu pa licencë punonte në QKUK dhe mbante pozitën e shefit
Artikulli i rradhës QKUK njofton për vrasjen e gruas shtatzënë: Rasti po hetohet nga Policia

Ju sugjerojmë

Prishtinë: Digjen mbeturinat buzë një kompleksi banesor, dyshohet se flakët kanë prekur edhe katin e parë

04/07/2026 Lajme

Dogana e Kosovës zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

04/07/2026 Lajme

Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut: Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

04/07/2026 Lajme

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

04/07/2026 Lajme

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

04/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

04/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.