Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në repartin e gjinekologjisë në një spital në Itali, ku erdhi në jetë një vajzë, derisa për atësinë e saj u paraqitën tre kandidatë.
Ngjarja eskaloi kur tre kandidatët panë njëri-tjetrin që aspironin për të qenë baballarë të vajzës, të tre ishin të moshës 31 vjeçare, derisa për të menaxhuar tërë këtë situatë konfuze erdhi policia.
Por e gjitha kjo u zgjidh kur nëna e fëmijës, 24 vjeçare, e identifikoi babain e vërtetë duke u larguar me të nga spitali, derisa dy të tjerë mbetën pa fjalë.
Ky konfuzion erdhi pasi gruaja kishte lidhje të afërta me të tre në të njëjtën kohë. Lajmi në anën tjetër po bënë xhiron në rrjetet sociale./IndeksOnline/