Një egjiptiane besohet të jetë gruaja që peshon më së shumti në botë me 500 kilogramë.
Ajo i është nënshtruar një operacioni ku sipas zëdhënësit të spitalit ‘Saifee’ në Indi, 36-vjeçarja Ema Ahmed Abd El Aty, ka humbur 100 kg që prej janarit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
“Po synojmë t’ia ulim peshën mjaftueshëm që ajo të udhëtojë sa më shpejt për në Egjipt”, ka deklaruar zëdhënësi.
Familja e saj ka thënë se gruaja nuk e ka lënë shtëpinë e saj për 25 vite derisa shkoi në Mumbai.
Ajo kishte lindur 5 kg dhe ishte diagnostifikuar me elefantiazë, një gjendje në të cilën trupi rritet për shkak të një infeksioni.
Kur i mbushi 11 vjeç, pesha e saj ishte rritur ndjeshëm saqë ajo pësoi një goditje e cila e la në shtrat. /Gazeta Shneta/