Mbretëresha e Anglisë sigurisht se është mësuar të ketë respekt të madh kur përshëndetet nga njerëzit.
Por sot asaj i është dashur të përmbahet dhe të presë para një fëmijë i cili nuk i zinte vendi-vend, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Mbretëresha Elizabetë II shkoi për të zbuluar një memorial të ri të luftës, por u përball me një situatë të pakëndshme derisa në hyrje do t’i merrte disa lule.
Ajo u desh të presë për t’u qetësuar vogëlushi Alfie Lunn, i cili bëri maksimumin për të mos e lënë nënën e tij që ta përshëndes Mbretëreshën në formën e duhur.
Madje kur babai tij, Mark Lunn, ia dha lulet Mbretëreshës, Alfie siç shihet në video tentoi t’ia kap ato sovranit të Britanisë së Madhe.
Mbretëresha qeshi dhe u përshëndet me prindërit, ndërsa Alfie vazhdoi me të vetën edhe kur mbërriti kryeministrja Theresa May. /Gazeta Shneta/