Djersitja është proces normal që shfaqet kur trupi jonë mbi-nxehet. Të paktën, është normal për një pjesë të madhe të njerëzve.
Por, një grua e moshës së re në Itali po liron gjak në vend të djersës dhe përfundoi në një revistë mjekësore për shkak të kësaj gjendjeje, transmeton Gazeta Shneta
Një studim i botuar në CMAJ përshkruan historinë e një gruaje 21-vjeçare, e cila u pranua në një spital me një histori tri-vjeçare të gjakderdhjes nga pëllëmba dhe fytyra e saj, megjithëse në trupin e saj nuk shihej ndonjë prerje apo plagë.
“Nuk kishte ndonjë shkak të dukshëm të gjakderdhjës, e cila mund të ndodhte derisa ishte në gjumë dhe gjatë kohës së aktivitetit fizik.”, thotë raporti, edhe pse mjekët vunë në udkje se gruaja tha se kishte gjakderdhje më intensive kur stresohej.
Çdo episod i gjakderdhjes zgjaste prej një deri në pesë minutra dhe përfundonte vetëvetiu.
Gruaja u bë “e izoluar nga shoqëria”, sepse ajo ndihej në siklet përreth gjakderdhjes dhe madje i kishte zhvilluar simptomat e një çrregullimi të madh depresiv dhe të panikut.
Mjekët analizuan lëkurën e saj duke kërkuar burimin e gjakderdhjes dhe nuk mund të gjenin ndonjë gjë të pazakontë.
Gruaja u diagnostikua me hematohidrozë, një sëmundje (e rrallë) që mund të shkaktojë që pacientët të djersitin gjak.
Mjekët trajtuan depresionin e saj dhe çrregullimin e panikut me paroksetinë, antidepresant, dhe klonazepam, si dhe ilaçe anti-ankth. Për gjakderdhje, ata përshkruan propranolol, një beta-blocker që përdoret për njerëzit me sëmundje të zemrës.
Ja një fotografi e rrallë e saj:
An unusual condition causes a young woman to sweat blood https://t.co/oRAxClZtog *gated #primarycare #dermatology #hematology pic.twitter.com/YOcAK9Qs4E
— CMAJ (@CMAJ) October 23, 2017