Stephanie Jackson përjetoi diçka jo të zakonshme kur vizitoi gjinekologun për të parë foshnjën e saj 18 javëshe në ekografi.
Gjyshja e saj e vdekur prej 14 vitesh u shfaq përkrah fetusit në eko.
Gruaja 32-vjeçare shpërtheu në lot sepse ajo kishte kohë që i lutej gjyshes së saj së vdekur që ta ndihmonte nga lart dhe të kishte një fëmijë, pasi partneri i saj kishte një problem, gjë që e bëntë të vështirë të kishin një bebe.
“E di që ajo më sheh nga lart dhe kujdeset për mua, por kjo më erdhi papritur. Megjithatë, ajo iu përgjigj lutjeve të mia”.- tha mes lotëve nëna.
Një javë më parë partnerit të Stephanie i vdiq xhaxhai, ku në funeralin e tij të tërë e kishin vëmendjen te 32-vjeçarja dhe barku i saj i rrumbullaktë./Shqipëria Ime/