Madhësia e stomakut tuaj në faza të ndryshme të shtatzënisë nuk është e përcaktueshme. Ka shumë faktorë që ndikojnë nëse do të keni një bark të madh apo më të vogël.
Arsyeja më e zakonshme e këtij fenomeni është se data e konceptimit nuk ka qenë ajo që keni menduar ju. Skanimi i parë me ultrazë jep datën e saktë.
Pozicioni i fëmijës suaj në mitër mund të bëjë gjithashtu që barku të duket më i madh. Ju do të keni një bark më të madh nëse mbani binjakë ose më shumë fëmijë.
Nëse prisni fëmijën tuaj të dytë ose të mëvonshëm, mund të keni gjithashtu bark më të madh sepse muskujt e stomakut janë shtrirë nga shtatzënitë e mëparshme.
Ndonjëherë një bark i madh mund të thotë që do të keni një fëmijë të madh e të shëndetshëm fizikisht.
Nëse keni diabet ose ndonjë problem tjetër që e bën më të mundshëm një bark më të madh, atëherë duhet të kontaktoni mjekët që të mbajnë nën kontroll rritjen e fëmijës./pernenat.al/