Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja zvicerane: Për shkak të Loredanës kam dashur ta vras veten

Jetë 08/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reperja e njohur Loredana Zefi është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia  e Luzernit. Lajmi është bërë i ditur nga media “20 minuten”, i cili ka shpalosur historinë dhe akuzat që rëndojnë mbi Loredanën.

Zviceranja dhe bashkëshorti i saj 53-vjeçar kanë deklaruar se Loredana dhe vëllai i saj u kanë marrë të gjitha paratë e tyre. Madje zonja Petra Z., ka shtuar se ka dashur të vrasë edhe veten pas humbjes së parave të tyre.

Tashmë thuhet në artikull, ka fakte për të gjitha transaksionet bankare që janë bërë nën kërcënimin dhe kanosjen e çiftit zviceran.

Çifti zviceran i kanë dhënë vitin e kaluar para kesh vëllait të këngëtares derisa në lojë është paraqitur Loredana. Kjo e fundit është e dyshuar dhe e akuzuar për një dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera.

Zvicerianja shprehet:

“Më kanë mashtruar, shantazhuar, detyruar dhe kërcënuar. Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to. Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten.”

Gjithçka ka nisur në qershor të vitit 2016 është shprehur Petra. Ajo ndihej e vetmur ato ditë dhe kishte vendosur të hynte në portalin “Badoo”, ku fillimisht kishte pranuar kërkesën nga një mik Antonio Cas.

Në këtë portal ajo kishte njohur njerëz të ndryshëm, por biseda më Antonion i shkonte shumë mirë. Ata flisnin edhe në ËhatsApp. Ajo shprehet se Antonio dukej i besueshëm. I kishte thënë se ishte i divorcuar dhe se punonte si shofer doganor.

Në shtator të vitit 2016, dy muaj pas njohjes Antonio i kishte kërkuar para Petrës. I kishte thënë se kishte nënë sëmurë dhe se kishte nevojë për transplant veshke. Zonja Petra i dha 87 mijë franga dhe premtoi se do e ndihmonte deri në fund. Personi me të cilin kishte folur kaq gjatë Petra nuk ishte Antonio por Berati, vëllai i Loredanës.

Artikulli paraprakRrëfimi prekës pas kësaj fotografie të lumtur
Artikulli i rradhës Vajza 16-vjeçe bëhet nënë në QKUK, gjinekologu ngrit shqetësimin për lindjet e hershme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.