Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hana Qerimi dhe Liridona Osmanaj nga Kosova vlerësohen në mesin e 12 sipërmarrësve të vitit në Ballkanin Perëndimor

Lajme 13/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
grate sipermarrese fituese
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ka shpallur fitueset, Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023, nga Ballkani Perëndimor.

Në mesin 12 grave të Ballkanit të cilat janë përzegjdhur nga juria profesionale për kontributin dhe inovacionin e tyre në ndërmarrësi, janë edhe Hana Qerimi dhe Liridona Osmanaj.

Hana Qerimi ka marrë çmimin si Gruaja e re Sipërmarrëse e Ballkanit Perëndimor. Shkolla Digjitale dhe StarLabs janë dy iniciativat e Hanës që kanë arritur sukses global.

Ndërkaq, një çmim të rëndësishëm kësaj radhe ka fituar edhe Liridona Osmanaj. Ajo është vlerësuar me iniciativën më të mirë për promovimin e shëndetit mendor.Lista e fitueseve: Rigerta Loku (Gruaja e Gjelbër Sipërmarrëse), Ilda Humić ( Social Star Woman Sipërmarrëse), Hana Qerimi ( Grua e re Sipërmarrëse), Nikolina Kovačević ( Gruaja Sipërmarrëse e Turizmit), Irena Chaushevska Danilovska ( Gruaja Sipërmarrëse e TIK-ut), Marija Ivanković Jurišić (Gruaja Artiste Sipërmarrëse).

Por kjo nuk është e gjitha, këtë vit puna për të zgjedhur vetëm 6 nuk ishte e lehtë, kështu që juria vendosi të japë Njohje të veçanta të jurisë për:

(riformësimi i normave gjinore shoqërore – Ivana Gazivoda), (promovimi i stilit të jetesës së shëndetshme – Blerina Bombaj), (duke promovuar kuzhinën ballkanike – Zorica Đukić), (promovimi i shëndetit mendor – Liridona Osmanaj), (fuqizimi i grave – Ksenija Nikolova), (Zhvillimi i biznesit familjar – Danka Živković).

Kjo nismë është organizuar në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 (Common Regional Market Action Plan 2021-2024) dhe Agjendës së Fuqizimit Ekonomik të Grave të RCC-së. (RCC WomenEconomic Empowerment Agenda). Projekti është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

 

Artikulli paraprakQKUK del me sqarim për liftin e “shefave”: Nuk ka asnjë vendim zyrtar për këtë
Artikulli i rradhës Progesteroni mbron foshnjat nga lindja e parakohshme tek gratë me qafë të mitrës të shkurtër

Ju sugjerojmë

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.