Një ilaç i ri injektues, cabotegravir, është miratuar për përdorim në Angli dhe Uells si mënyrë parandalimi ndaj HIV-it.
Ky ilaç ofron një alternativë më të lehtë dhe më të efektshme për personat që nuk mund të marrin ilaçet orale çdo ditë.
Cabotegravir administrohet me injeksion intramuskular çdo dy muaj dhe ndalon virusin e HIV-it të shumfshohet brenda qelizave, shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.
Ky trajtim, i quajtur Prep injektues, është i dizajnuar për personat me rrezik të lartë të infektimit, përfshirë ata që kanë vështirësi të marrin ilaçet orale rregullisht.
Studimet tregojnë se injeksioni redukton rrezikun e HIV-it deri në 88% te gratë dhe deri në 66% te burrat homoseksualë, biseksualë dhe gratë transgjinore, krahasuar me Prep-in oral.
Ky hap shënon një pionier në parandalimin e HIV-it, duke ofruar mundësi të reja për personat që më parë nuk mund të përdornin Prep dhe duke ndihmuar në arritjen e objektivit të qeverisë për eliminimin e infeksioneve të reja deri në vitin 2030./Gazeta Shneta/


