Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK pajiset me sistemin “Scalp Cooling”, risi në rajon për zvogëlimin e rënies së flokëve për pacientët me kancer

Lajme 24/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është mbajtur ceremonia e dorëzimit të pajisjes “Scalp Cooling System” për Klinikën e Onkologjisë në QKUK, e cila do të përdoret për zvogëlimin e rënies së flokëve tek pacientët që i nënshtrohen trajtimit me kimioterapi.

Kjo pajisje e re pritet të përmirësojë ndjeshëm përvojën e pacientëve gjatë trajtimit me kimioterapi, duke reduktuar rënien e flokëve — një nga efektet më të rënda psikologjikisht për ta.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, tha se ky është një akt humaniteti dhe një mbështetje e rëndësishme për pacientët me kancer.

“Ky është një akt humaniteti gjithashtu mbështetje për të gjithë pacientët e Onkologjisë. Me këtë pajisje shpresojmë që do të përmirësohet cilësia e jetës së pacientëve dhe gjithashtu do të zvogëlohen efektet anësore të kimioterapisë”, tha Zejnullahu.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, theksoi se përdorimi i pajisjes do të nisë menjëherë dhe se ajo përfaqëson një risi jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

“Nga sot dhe javët në vazhdim do të fillojë të përdoret për pacientët tanë për të penguar ose zvogëluar rënien e flokëve, për disa lloje të barnave ose citostatikëve të cilët përdoren gjatë trajtimit të këtyre rasteve dhe ne do të zgjedhim sipas rekomandimeve që ka edhe aparatura për se cilët llojet e barnave janë ata pacientë të cilët i marrin mund t’i nënshtrohen trajtimit me këtë lloj aparature. Me qenë se është një aparat me dy njësi, nga dy persona mund të vendosen në kimioterapi dhe të vendosen në këtë makinë në mënyrë që rënia e flokëve të zvogëlohet dukshëm. Kjo aparat është një risi për vendet e rajonit dhe ne jemi ndoshta klinika e parë në rajon nëse marrim parasysh Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe kjo do të rrisë normalitetin dhe benefitet e pacientëve tanë”, tha ai.

Përfaqësuesja e kompanisë AGS Corporation Kosova, Dr. Sara Boshnjaku, u shpreh se donacioni ka për qëllim përmirësimin e mirëqenies psikologjike të pacientëve dhe se do të pasohen me ndihma të tjera për Klinikën e Onkologjisë.

“Ka qenë shumë e rëndësishme për ne që kjo pajisje të jetë në QKUK, aty ku çdo pacient të ketë qasje. Kjo pajisje është e para e llojit të vet në rajon. Shpresojmë shumë që pacientëve t’u rritet mirëqenia e tyre, të kenë një aspekt psikologjik shumë të mirë. Vlera e saj mund të them 30 mijë euro, ne do të kemi edhe donacione të tjera për këtë klinikë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i kompanisë prodhuese Paxman Scalp Cooling, David Heathcote, tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë pacientët që përballen me kancerin.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për njerëzit që jetojnë me kancer. Shumë njerëz e dinë se regjistrimi dhe kuptimi i mënyrës se si ndihen pacientët është një pjesë e rëndësishme e procesit të kimioterapisë. Prandaj, kjo është një ditë me rëndësi të madhe për pacientët”, tha ai.

Kjo pajisja është donacion nga kompania “AGS Corporation Kosova” në bashkëpunim me prodhuesin britanik Paxman Scalp Cooling./Ekonomia Online/

Artikulli paraprakSHSKUK priti delegacionin italian të Shoqatës ASVI për bashkëpunim në kardiokirurgjinë pediatrike
Artikulli i rradhës Hap i madh në parandalimin e HIV: Miratohet injeksioni i parë në Angli dhe Uells

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.