Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hapat e parë të IVF, kandidatët të cilët mund të kenë sukses më së shumti pas procesit

Jetë 25/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
IVF procesi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse po konsideroni IVF (qoftë me partnerin ose si një nënë e vetme) lexoni për një kuptim më të mirë të hapave të parë që do të hasni në proces.

Dr. Desireé McCarthy-Keith, drejtoreshë mjekësore e bordit ‘Shady Grove Fertility Atlanta’, i çertifikuar në Obstetrikë dhe Gjinekologji, Endokrinologji Riprodhuese dhe Sterilitet, ndan ekspertizën e saj se çfarë duhet të dini dhe çfarë të prisni kur filloni udhëtimin me IVF, shkruan burimi Pregnancy Newborn transmeton Gazeta Shneta.

Kush është një kandidat i mirë për ciklin IVF?

Një kandidat i mirë për suksesin e IVF-it ka cilësi të shëndetshme të vezës dhe asaj rezervë si dhe spermës normale nga një partner ose donatori.

Rezerva e vezëve vlerësohet me ultratinguj të vezoreve dhe analiza gjaku për nivelet e hormonit anti-mullerian (AMH) dhe hormonit stimulues të folikulit (FSH).

Funksioni i spermës matet me analizë mikroskopike të spermës. Ekografia kryhet gjithashtu për të vlerësuar formën dhe madhësinë e mitrës dhe zhvillimin e rreshtimit të mitrës ku do të implantohet embrioni.

Çfarë duhet marrë parasysh përpara se të ecni me procesin e IVF?

Ju duhet të merrni parasysh kualifikimet e klinikës me të cilën zgjidhni të punoni dhe të kërkoni një klinikë e cila është mbështetëse dhe e fokusuar tek pacienti.

Ndërsa shumë pacientë fokusohen kryesisht në përgatitjet financiare për trajtimin IVF, është po aq e rëndësishme të siguroheni që të jeni të përgatitur fizikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht.

Kalimi i testeve të fertilitetit dhe trajtimit të fertilitetit (si dhe efektet anësore) mund të jetë stresues dhe emocional, kështu që është thelbësore të siguroheni që të keni një grup të mirë mbështetës dhe mënyra efektive për të përballuar uljet dhe ngritjet e trajtimit.

A ka mënyra për t’u përgatitur fizikisht dhe emocionalisht përpara fillimit të trajtimit?

Unë gjithmonë inkurajoj pacientët që të optimizojnë shëndetin e tyre të përgjithshëm përpara se të fillojnë trajtimin.

Mes tjerash, rekomandoj të ndiqni një dietë të shëndetshme me vitamina prenatale dhe suplemente të acidit folik, shumë fruta dhe perime të freskëta dhe më pak ushqime të përpunuara dhe produkte shtazore.

Fillimi i trajtimit me një peshë të shëndetshme dhe rrit shanset për sukses. Pacientët duhet të lënë duhanin ose të shmangin produktet e duhanit dhe alkoolin e tepërt, pasi ata e përgatisin trupin e tyre për një shtatzëni të shëndetshme.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Këshillimi psikologjik është një mënyrë efektive për pacientët për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor dhe për të marrë mbështetje para, gjatë dhe pas trajtimit.

Çfarë ndodh në fazën e trajtimit me shtypjen e hipofizës?

Gjatë stimulimit të IVF, injeksione hormonale administrohen për të parandaluar ovulimin. Këto injeksione duhet të bëhen çdo ditë, së bashku me injeksione për stimulimin e vezoreve.

Është tipike të përjetoni simptoma hormonale gjatë IVF, të cilat mund të përfshijnë dhimbje koke, ndjeshmëri të gjoksit, fryrje barku dhe ndryshime humori. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakPërditësimet e reja të CDC-së rreth udhëzimeve të zhvillimit normal të foshnjës tuaj
Artikulli i rradhës Rriten rastet me hepatit në mesin e fëmijëve në Britani, ky virus cilësohet të jetë shkaktari

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.