Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten rastet me hepatit në mesin e fëmijëve në Britani, ky virus cilësohet të jetë shkaktari

Jetë 25/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë që hulumtuan shkakun e një rritjeje të hepatitit akut, ose inflamacionit të mëlçisë në mesin e fëmijëve thanë se ka prova në rritje se ai është i lidhur me një virus të zakonshëm.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, ka regjistruar 111 raste të hepatitit të pashpjegueshëm tek fëmijët nën 10 vjeç që nga janari, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Dhjetë nga fëmijët kishin nevojë për transplantim të mëlçisë. Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se deri më tani kanë marrë raporte për të paktën 169 raste të “hepatitit akut me origjinë të panjohur” dhe se një vdekje ishte raportuar po ashtu.

Ndërsa nuk është e qartë se çfarë i shkakton sëmundjet, një i dyshuar kryesor është adenovirusi, i cili u zbulua në 75% të rasteve të konfirmuara në bazë të testimeve, tha agjencia e Mbretërisë së Bashkuar në një deklaratë gjatë ditës së hënë.

Adenovirusi, një grup i zakonshëm virusesh, tani po qarkullon tek fëmijët në nivele më të larta se mesatarja pasi ka rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta gjatë pandemisë.

Një rrugë hetimi që po eksplorohet është se shpërthimi mund të lidhet me një rritje të infeksioneve të zakonshme virale pasi kufizimet e COVID-19 u hoqën gradualisht.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Fëmijët që nuk ishin ekspozuar ndaj adenovirusit gjatë dy viteve të fundit, tani mund të goditen më shumë kur ekspozohen ndaj viruseve.

“Informacioni i mbledhur përmes hetimeve tona sugjeron gjithnjë e më shumë se kjo rritje e hepatitit me fillim të papritur tek fëmijët është e lidhur me infeksionin adenovirus,” tha Dr. Meera Chand, drejtoreshë e Klinikës Infektive në njërën nga qendrat në Mbretërinë e Bashkuar.

Dr. Chand prezantoi të dhënat britanike të hënën gjatë një sesioni urgjent të Kongresit Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Lisbonë.

Viruset e zakonshme që shkaktojnë inflamacion infektiv të mëlçisë – hepatiti A në E – nuk u zbuluan në asnjë nga 111 rastet që po hetoheshin në Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat pësuan simptoma të tilla si verdhëza, diarre dhe dhimbje barku.

Mëlçia përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe lufton infeksionet. Hepatiti mund të jetë kërcënues për jetën nëse nuk trajtohet.

Ka dhjetëra adenovirusë, disa prej tyre të lidhur me simptoma të ngjashme me të ftohjen, ethet, dhimbje të fytit dhe syrin rozë.

Autoritetet amerikane thanë në fillim të këtij muaji se po hetonin një grup rastesh të pashpjegueshme të hepatitit të diagnostikuara në nëntë fëmijë të Alabama-së, të cilët gjithashtu rezultuan pozitivë për adenovirus.

Zyrtarët atje po eksplorojnë një lidhje me një version të veçantë – adenovirus 41 – që zakonisht lidhet me inflamacionin e zorrëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHapat e parë të IVF, kandidatët të cilët mund të kenë sukses më së shumti pas procesit
Artikulli i rradhës Planifikimi për një fëmijë të dytë: Çfarë bëjnë nënat ndryshe që dëshirojnë të kenë një shtatzëni tjetër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.