Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka njoftuar se është hapur regjistrimi për pjesëmarrje në Kongresin e Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, i cili do të mbahet në bashkorganizim me Odën e Mjekëve të Kosovës.
“Në këtë Kongres multidisiplinar do të sjellim kirurgët më eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Afati për regjistrim është deri më 1 Gusht 2022”, thuhet në njoftim.
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë kirurgët, specialistët dhe specializantët, të të gjitha lëmive kirurgjike, anesteziologët dhe mjekët emergjentë.
Duke klikuar KËTU mund të gjeni linkun për regjistrim. /Gazeta Shneta/