Oda e Mjekëve të Kosovë ka organizuar Akademi Përkujtimore në shenjë mirënjohëje dhe respekti ndaj pulmologut Nisret Hajrullahu, në një vjetorin e vdekjes së tij.
“Doktori edhe si mjek, por edhe si udhëheqës dallohej sepse gjithherë i qëndronte besnik fjalës së dhënë. Hajrullahu ishte humanist e veprimtar i pashoq, ishte i gatshëm t’i shërbente komunitetit në çdo kohë. Me dhembje të madhe, por me krenari që e kishim në mesin tonë një doktor i cili kishte fjalë pak, por vepronte e punonte shumë”, përkujton Oda e Mjekëve.
Akademia Përkujtimore e organizuar nga Oda e Mjekëve nën patronatin e Komunës së Gjilanit do të mbahet sot, me datë 22.06.2022, në ora 17:00, në Teatrin e Qytetit, në Gjilan.
Hajrullahu në kohën e pandemisë COVID-19 ishte drejtor në Spitalin Regjional të Gjilanit, ai gjithashtu ka qenë drejtor i shëndetësisë në Komunë e Gjilanit ndërsa për shumë vite ka shërbyer si shef i Repartit të Pulmologjisë dhe shef klinik i Spitalit të Përgjithshëm
Në vitin 1994 Hajrullahu ishte specializuar në fushën e pulmologjisë./Gazeta Shneta/