Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar informatat se 17 milionë eurot e buxhetit për sigurimet shëndetësore janë ndarë për veteranët e UÇK-së.
Në një intervisë dhënë për Zona e Debatit në Express, ai deklaroi se këto indormata ishin vetëm spekulime para zgjedhjeve lokale.
“Veç 50 euro i keni marrë ju në gusht për Bajram. Unë e kam thirrë Ministrinë e Financave, iu kam thënë: ‘Ku është problemi?’. Më thanë: ‘I kemi do situata, do probleme’. Ju kam thënë: ‘Rregullojeni…’. Çdo gjë që parashihet me u bë për këtë vit do të bëhet”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk mundesh me ju thënë veteranëve kemi me i bë do hetime; këto janë rrena se dojnë me i ndalë për vete do pare”, është shprehur ai, përcjell EO.
“Javën që vjen fillon pagesa e pensioneve”, ka thënë Haradinaj, para ish-bashkëluftëtarëve, në tubimin ku merrte pjesë dhe kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi.