Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Riemërimi i Arben Vitisë në pozitën e ministrit shkakton reagime

Lajme 26/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Riemërimi i Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë më shumë se një vit pas dorëheqjes nga kjo pozitë, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale. Lëvizjen e kryeministrit Albin Kurti e kanë komentuar analistë, deputetë dhe folës të tjerë publik.

Gazetari dhe opinionisti politik, Imer Mushkolaj ka ngjallur dyshime për ligjshmërinë e riemërimit të Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mushkolaj ka deklaruar se duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, Arben Vitia nuk “ka të drejtë të bëhet prapë ministër”.“Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, po del që Arben Vitia nuk ka të drejtë të bëhet prapë ministër. Nejse, unë jurist nuk jom”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka ironizuar me rikthimin e Arben Vitisë në kabinetin qeveritar.Ajo e ka cilësuar një “lojë ministrash” vendimin e kryeministrit Kurti për t’ia besuar sësrish Vitisë pozitën e ministrit.

“Luajmë ministrash”, ka shkruar shkurtimisht deputetja Hoxha.Emërimin e Arben Vitisë në Ministrinë e Shëndetësisë e ka konfirmuar sot Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.

Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021 nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për të parin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje u mposht nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama.

Artikulli paraprakHaxhi Avdyli: E mirëpres emërimin e Arben Vitisë si ministër të shëndetësisë
Artikulli i rradhës Wellkid Multi-Vitamin me shije portokalli kujdeset për shëndetin e fëmijëve 4-12 vjeç

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.