Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mos të shkojë në zgjedhje, kemi humbur shumë

Lajme 30/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca për zgjedhjen e presidentit nuk është përmbyllur, por vetëm është ndërprerë dhe do të vazhdojë sapo të plotësohen kushtet.

Ajo tha se pret që të ketë takime dhe përpjekje nga subjektet politike për të arritur një zgjidhje dhe për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Në seancën e 25 marsit unë kam thënë që seanca ndërpritet por jo përmbyllet, dhe kam thënë që ajo do të hapet dhe do të thirret prapë kur të plotësohen kushtet. Unë pres që të ketë kërkesa, ftesa për takime nga kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti për subjektet politike.

Siç u njoftua, kryeministri Kurti sot ka bërë të qartë që do të vazhdojë me ftesat për subjektet, grupet parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prandaj uroj që këto debate, këto diskutime, këto takime të çojnë deri te një zgjidhje për çështjen e presidentit.

Është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse kemi humbur shumë dhe kemi shumë punë për të bërë. Prandaj uroj që këto diskutime, këto takime të sjellin rezultate konkrete, po ftoj të gjitha palët që të jenë serioz”, tha ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë i bashkohen tre specialistë të rinj
Artikulli i rradhës Lodhja gjatë shtatzënisë: Pse ndodh dhe si ta menaxhoni?

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.