Sa i përket kodit të veshjes në shkolla fillore dhe gjimnaze, pjesë e pandashme për vajzat është fundi.
Është një uniformë elegenate që i lejon vajzat të shprehin natyrën e tyre femërore.
Por a keni menduar ndonjëherë se sa praktike është të vishesh me fund çdo ditë? E këtë pyetje e ka bërë një gjykatës në Karolinën Veriore në SHBA kur ka vendosur që të heqë kushtin që vajzat të kenë patjetër fundin në uniformë, përcjellë GazetaShneta nga Parents.
“Uniformat momentale të vajzave nuk i lejojnë të lëvizin lirshëm. Atyre u duhet të marrin pozita të caktuara në mënyrë të ndihen rehat dhe të sigurohen që fundi nuk është duke u tërhequr lartë. Duke qëndruar në gatishmëri për një kujdes të tillë, vajzat e kanë shumë lehtë pastaj të shpërqëndrohen nga mësimi në klase. Po ashtu, gjatë motit të ftohtë ato ekspozohen në temperatura të ndryshme që njëlloj ndikojnë në aftësinë e tyre për të nxënë”, ka thënë gjykatësi Malcolm Harris.
Rasti është hapur në gjykatë dhe pritet të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi. Parents shkruan se çështja ka shumë mundësi të aprovohet pasi që edhe vajzat aktiviste të kësaj shkolle kanë filluar të mbledhin nënshkrime. Deri tani ato kanë arritur të grumbullojnë shumë sosh që përkrahin idenë e Harris. /GazetaShneta/