Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tregoi se ndihet krenare kur pastron rrëmujën e të shoqit, komentuesit e kryqëzojnë

Jetë 05/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jetojmë në kohëra moderne! Shkrimet që arsyetojnë burrat që nuk ndihmojnë gratë e tyre në punët e shtëpisë dënohen shumë shpesh nga “aktivistët e internetit”.

Kështu ka ndodhur edhe në rastin e blogeres Holly Simon e cila para një jave ka bërë një shkrim të ngjashëm në profiling e saj në Facebook.

Ajo ka shkruar se nuk përton të kujdeset për rrëmujat që i lë pas bashkëshorti i saj. Ndër të tjera, ajo ka shkruar se këto gjëra e bëjnë të ndihet e sigurt pasi që ia dëshmojnë cdo ditë se ajo e ka një burrë që kthehet në shtëpi çdo ditë, përcjellë GazetaShneta.

Por postimi i Simon ka marrë mijëra reagime prej më të ndryshmeve. Ato që së pari bien në sy janë komentet negative që shumica e grave i kanë lënë.

“Pranoje, ti je duke e rritur një foshnje”, “Nuk besoj se e di që ti je duke vepruar si nëna e tij dhe jo si gruaja”, ishin disa nga përgjigjet që nuk pajtoheshin me shkrimin e saj.

E në anën tjetër kishte edhe gra që pajtoheshin plotësisht me fjalët e Hollyt.

“Me krenari pastroj shtëpinë. Ndihem me fat që jam nëna e një familje të shëndoshë”, thuhet në njërin nga këto komente.

Lexo postimin e plotë:

“Çdo ditë unë marr peshqirin që ai e var në shufrën e perdeve, e vendosi xhelin në vendin e duhur sepse ai gjithmonë e lë 5 metra më larg, i mbylli pothuajse të gjithë sirtarët nëpër shtëpi që i harroi hapur, i paloj të paktën 2 palë këpucë të hedhura dosido nëpër shtëpi. Për çdo ditë.

Si një grua e re (sidomos me foshnje të vogël dhe fëmijë tjerë) kjo sjellje shpesh më ka acaruar. “A nuk kam punë tjera çdo ditë dhe të kujdesem edhe për fëmijët!” Për shumë vite më janë ngritur nervat me këtë sjellje.

Por këto gjëra të vogla tregojnë praninë e tij në shtëpinë tonë. Po sikur të mos ishin aty çdo ditë? Çfarë tjetër do të mungonte në jetën tonë? Qeshja e tij, ngushëllimi i tij, udhëzimi i tij? Sa gra dhe fëmijë po e jetojnë atë trishtim të ashpër?.

Gjurma e shpërndarë e rutinës së tij të përditshme do të thotë që kam një burrë që vazhdon të vijë në shtëpi. Nuk po e bëj jetën e vetme. Unë nuk po i rris vajzat vetëm.

Dhe për këtë dua të shpreh mirënjohje, jo acarim. Nëse edhe ju jeni në të njejtën situatë thjeshtë merrni frymë, ky është një kurth i zakonshëm për ne. Dhe ka shumë gjasa që ndiheni të lodhura, e di. Kjo nuk është “barra juaj” është dhurata juaj. /GazetaShneta/

https://www.facebook.com/holly719/posts/10104389115419654

Artikulli paraprakGjinekologjia që incizoi ilegalisht 1800 gra gjatë procesit të lindjes
Artikulli i rradhës Hiqen fundet nga unifroma e shkollës. Vajzat le të vishen me rroba që rrijnë rehat

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.