Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Historia e gruas që lindi 8 fëmijë, pse u quajt “nënë e keqe”

Jetë 05/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhjetë vjet më parë, ajo u bë e njohur gjerësisht në botë pas rekordit të 8 foshnjave. Asnjëherë më parë nuk kishin lindur kaq shumë foshnje nga një grua dhe që të mbijetojnë të gjitha.

Nadja Suleman, u quajt shpejt Octomom dhe u bë e njohur në botë. Por, derisa rasti fillimisht u konsiderua si një mrekulli, nuk zgjati shumë që Nadja të bëhej objekt talljeje.

Ajo u akuzua shpejt për shtatzëninë e saj duke u përpjekur për të fituar para. U zbulua se një mjek i kishte implantuar 12 embrione në barkun e gruas.

Ndërsa fillimisht u konsiderua si një grua e pambrojtur që do të bënte gjithçka për të pasur shumë fëmijë edhe pse ishte e papunë, shpejt u konsiderua një nënë e keqe, ndërsa synoi të përfitonte për të jetuar me nënën e saj.

Ajo thuhet se është përpjekur të shesë videon e lindjes së saj për një milion dollarë, u përpoq të patentonte emrin e Octomom dhe thuhet se bëri kirurgji plastike për t’u bërë një kopje e Angelia Jolie, e cila gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh.

Por kur paratë mbaruan, dhe Nadja dhe 14 fëmijët e saj u dëbuan nga shtëpia e tyre, ajo ndërmori masa drastike për të fituar para. Kjo përfshin një ndeshje të famshme boksi dhe madje edhe filma pornografik. Kur interesi publik përfundimisht u zhduk, Nadia thuhet se u bë e alkoolizuar ndërsa mori ilaçe për dy vite.

Me Octomom jashtë radarit të medias, shumica e njerëzve e imagjinonin jetën e saj – dhe atë të fëmijëve- se mund të shkonte keq e më keq. Por në fakt, Nadja ka arritur të provojë të gjitha mënyrat për të rritur 14 fëmijët e saj.

Duke dhënë një seri intervistash për 10 vjetorin e 8 fëmijëve të saj, Nadja ka befasuar shumë duke ofruar një shtëpi të dashur dhe të shëndetshme për familjen pavarësisht nga vështirësitë dhe streset.

Ajo tha se i vjen keq për për shumicën e vendimeve që ka ndërmarrë në të kaluarën dhe se si ajo nuk përdor më emrin ‘Oktomom’ – duke preferuar të përqendrohet vetëm në të qenit nëna më e mirë që mundet. Një gazetar i New York Times, i cili vizitoi shtëpinë e saj në dhjetor, tregoi se 10 fëmijët kishin tre dhoma gjumi në Orange County.

Adam Popesku shkruan: “Ata janë të sjellshëm, gatuajnë, janë vegan, lexojnë dy libra në muaj dhe bëjnë detyrat e shtëpisë pa u nxitur. Pavarësisht nga të gjitha tregimet që nga lindja, ata janë model i klasës së katërt”. Nadja Suleman tha se gjithçka ndryshoi kur braktisi jetën e mëparshme për t’u bërë një nënë normale.

Artikulli paraprakHani këto ushqime nëse keni grupin e gjakut B
Artikulli i rradhës Reagojnë kirurgët, mohojnë se po i kërkojnë 4 mijë euro pagë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.