Patricia dhe Kimberly O’Neill janë përpjeur të lindin një fëmijë për më shumë se katër vjet përpara se të kishin vajzën e tyre London O’Neill në fillim të këtij muaji.
Kjo fotografi mahnitëse e foshnjës së tyre e rrethuar nga qindra gjilpëra të përdorura në trajtimet e tyre të pjellorisë është gjithëpërfshirëse nëpër internet, duke dëshmuar se është fundi i përsosur i rrugëtimit të tyre emocional dhe të gjatë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ndihemi kaq të bekuar që e kemi. Ajo është e qetë në shumicën e rasteve dhe pak e dobët. Nuk kam fjalë për ta përshkruar, thjeshtë e mahnitshme” tha Patricia.
Familja Packer në rrjetet e tyre sociale ndanë foton e ëmbël të vajzës së tyre duke fjetur të mbështjellur me një ylber e rrethuar nga 1.616 gjilpëra që Patricia përdori gjatë trajtimeve të saj të pjellorisë ndër vite. Në fotografi, Patricia tha, “një vështrim i thjeshtë në udhëtimin e prindërve, 4 vjet, 7 përpjekje, 3 dështime dhe 1. 616 goditje”./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.