Shtatzënia sjell një sërë ndryshimesh në trupin e njeriut. Ato mund të variojnë nga ndryshimet e zakonshme, të tilla si ënjtja deri tek ato më pak të njohura siç janë ndryshimet e hormonale e shumë të tjera.
Ndryshimet horomale gjatë shtatzënisë
Këto ndryshime së bashku me ndryshimet fiziologjike janë unike përgjatë shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Gratë shtatzëna përjetojnë rritje të papritur dhe dramatike të estrogjenit dhe progesteronit. Ato gjithashtu përjetojnë ndryshime në sasinë dhe funksionin e një numri të hormoneve.
Ndryshimet e estrogjenit dhe progesteronit
Estrogjeni dhe progesterone janë hormonet kryesore të shtatzënisë.Një grua do të prodhojë më shumë estrogjen gjatë një shtatzënie sesa gjatë gjithë jetës së saj.
Rritja e estrogjenit gjatë shtatzënisë mundëson që mitra dhe placenta të:
-përmirëson vaskularizimin (formimin e enëve të gjakut);
-transferojë lëndët ushqyese;
-mbështes foshnjen në zhvillim;
Në anën tjetër, edhe nivelet e progesteronit janë të larta gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndryshimet në progesterone shkaktojnë një plogështi të ligamenteve dhe nyjeve në gjithë trupin.
Roli kryesor i progesteronit është në transformimin e mitrës për të ‘strehuar’ foshnjen në zhvillim.
Ndryshime në shije dhe erëra
Shumë gra përjetojnë ndryshime në të shijuarit e ushqimeve.Ato zakonisht preferojnë ushqime më të kripura dhe më të ëmbla sesa gratë jo shtatzëna./Gazeta Shneta/