Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi sot, 14 dhjetor

Horoskopi 14/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse jemi para përfundimit të javës, është mirë ti japim dhe një sy se çfarë po përgadisin yjet për ne.

Dashi

Dita e sotme do jetë shumë e favorshme për dashurinë. Pjesa më madhe e çifteve do përjetojnë momente të këndshme dhe bashkëpunimi do arrijë majat. Beqarët do jenë më e entuziastë dhe do tregohen të hapur ndaj çdo takimi. Në planin financiar do filloni të beni pak ekonomi sot dhe do i ulni shpenzimet.

Demi

Qetësia do të pushtojë lidhjen tuaj. Është më mirë kështu sesa të keni një ditë pasionante dhe në mbrëmje të debatoni ashpër. Shijojeni dhe flisni sa më shumë të mundni me partnerin/en. Beqarët do kenë takime me persona interesantë. Në përgjithësi situata financiare do jetë e mirë nëse tregoheni të matur me shpenzimet.

Binjakët

Do keni mosmarrëveshje me partnerin/en gjatë kesaj dite dhe nuk do ia kaloni mirë. Nuk do jeni të gatshëm të bëni as lëshime dhe nuk do tregoheni tolerantë. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të krijuar një lidhje. Mos i humbni sepse do pendoheni. Shmangni sot peballjen me probleme financiare delikate.

Gaforrja

Yjet do iu japin mundësinë sot t’i tregoni gjitha dashurinë partnerit/es tuaj. Do kujdeseni shumë për të dhe ai/ajo do ndihet më së miri. Do kaloni edhe momente mjaft romantike. Për ju beqarë, dashuria do jetë në plan të parë. Do keni mundësi shumë të mira për të krijuar lidhje. Financat do jenë të mbrojtura.

Luani

Venusi do të influencojë sektorin tuaj të dashurisë. Sensualiteti juaj do të rizgjohet dhe do jeni edhe më joshës. Do ndiheni të lumtur pranë atij/asaj që keni në krah kështu që përfitoni sa më shumë nga shoqëria e tij/saj. Beqarët duhet të tregohen realistë dhe të mos i marrin deshirat si realitet. Në planin financiar do merrni iniciativa për të permiresuar buxhetin.

Virgjëresha

Ka mundësi të jeni pak nostalgjikë në jetën tuaj në çift sot. Mundohuni të jetoni të tashmen pa menduar asgjë tjetër. Vetëm kështu do kaloni një ditë të mirë. Tregohuni edhe pak më tolerantë. Për beqarët do të favorizohen dashuritë pasionante. Do ketë pëlqime reciproke. Hiqni dorë nga shpenzimet e tejskajshme.

Peshorja

Beqarët do jenë më të privilegjuarit sot. Do keni një takim shumë interesant të cilin nuk duhet ta neglizhoni në asnjë mënyrë. Përsa iu përket çifteve, ndjenjat do jenë të thella dhe do afrohen më shumë me partnerin/en. Do i rregulloni të gjitha problemet që iu kishin dalë para. Rekomandohet më tepër maturi dhe kujdes me financat sot.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do bëni projekte të përbashkëta në çift dhe komunikimi do jetë shumë i mirë. Mos hezitoni të flisni as për tema paksa delikate, por që duan një zgjidhje. Beqarët do kenë një takim të veçante atje ku më pak e presin. Do shpenzoni pa menduar sot dhe do harroni se buxheti e ka një fund.

Shigjetari

Jeta në çift nuk do jetë shumë e mirë sot për shkak të pozicionimit të keq të Uranit. Nuk do zgjidhni dot as momentin e duhur për të diskutuar, prandaj do lindin debate. Nëse jeni ende vetë, planetët mund të sjellin takime të rëndësishme. Përfitoni sa më shumë. Me financat do i keni punët mirë. Mos hezitoni të bëni investime.

Bricjapi

Do ndërtoni një marrëdhenie të ngrohtë sot në jetën tuaj në çift. Dita do jetë mjaft pozitivë dhe do i merrni gjërat me optimizëm. Edhe për beqarët do jetë ditë e favorshme. Do keni takime me shumicë dhe ka mundësi të takoni personin e ëndrrave. Mos e humbni këtë mundësi! Do e lini pas dore sektorin e financave dhe do keni disa tronditje.

Ujori

Tregohuni të moderuar me kërkesat në jetën në çift. Gjithçka do shkojë më mirë nëse tregoheni më të kuptueshëm dhe më të hapur. Beqarët nuk duhet të krijojnë asnjë lidhje me dikë që kanë në punë. Do keni probleme më vonë dhe mund të lëndoheni mjaft. Kujdes! Në planin financiar nuk do keni probleme të medha.

Peshqit

Me Marsin e pozicionuar keq në jetën tuaj në çift, do e keni të vështirë të mos bëni skena xhelozie. Kujdes sepse një sjellje e tillë mund ta përkeqësojë lidhjen tuaj. Kontrolloni veten! Jeta e beqarëve do fillojë të ndryshoje. Do iu pëlqejë shumë dikush që do e njihni sot. Me financat tregohuni të matur. Mos u tregoni impulsivë me shpenzimet.

Syiri.net/Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMoti 14 dhjetor
Artikulli i rradhës A duhet ushqyer fëmija me lugë metalike të madhe?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.