Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hoti ia lë fajin Policisë dhe Inspektoratit Sanitar për mos zbatimin e masave anti-Covid

Lajme 25/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka akuzuar Policinë dhe Inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë për masat anti-COVID. Ka thënë se përgjegjësia do të kërkohet në mënyrë zingjirore. Hoti ka thënë se Policia duke shkelur vendimet e Qeverisë ka lejuar të mbahen edhe protesta gjatë kohës kur janë ndalur tubimet me vendim qeveritar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin për mos respektim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të pandemisë.

Hoti ka thënë se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Pristhinës pa leje dhe s’është ndërmarrë asgjë.

“Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin dhe vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës, maskës. Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe me mos angazhimin e inspektoratit dhe policiës në disa raste. Ka pasur protesta në mes të Prishtinës dhe aktivitete sportive.Zingjiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mos respektimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai gjithashtu ka thënë se pas vlerësimit të situatës aktuale me COVID, kanë ardhur në përfundim që tri masat që duhet të zbatohen detyrimisht janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës personale.

“ Ne bëmë një vlerësim të situatës në të cilën jemi. Ju e keni pa rritjen e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. Dhe po mundohemi që të koordinojmë aktivitetet për të menaxhuar këtë sitautë. Kemi humbur tre mjekë, dhe në këtë rast dëshiroj të shprehi ngushëllime dhe për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre nga kjo pandemi.Tri instrumentet që na ndihmojnë të parandalojmë këtë situatë, derisa s’kemi vaksinë.Mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienes personale”, ka shtuar Hoti.

Derisa ka paralajmëruar se nëse i rekomandohet nga ekspertët është në gjendje të marrë edhe masat më ekstreme./Express/

Artikulli paraprakSimptomat e para të shtatzanisë para se të humbni ciklin menstrual
Artikulli i rradhës Antibiotikës gjatë shtatzanisë rrisin rrezikun e infeksionit për foshnjat

Ju sugjerojmë

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.