Edhe pse mësojmë më shumë çdo ditë në lidhje me pandeminë COVID-19, lindin pyetje të reja rreth asaj se si koronavirusi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës sonë.
Këto shqetësime përfshijnë mënyrën e larjes dhe dezinfektimit të veshjeve dhe mënyrën e larjes së duarve shkruan huffpost, transmeton GazetaShneta.
Përkundër provave që sugjerojnë se virusi COVID-19 mund të jetojë në sipërfaqe për ditë të tëra, specialisti i shëndetit publik Carol Winner tha të mbani në mend se nuk ka asnjë provë tani që koronavirusi hyn në shtëpi përmes këpucëve.
Kjo e bën të rëndësishme të ndiqni rekomandimet e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Rekomandimet për të larë duart tuaja plotësisht (të paktën 20 sekonda), të punoni nga shtëpia nëse mundeni dhe të shmangni prekjen e fytyrës tuaj.
“Nuk ka prova për të thënë që koronavirusi hyn në shtëpi nga këpucët,” i tha ajo HuffPost. “Në mënyrë pragmatike, ato janë në trup më larg nga fytyra jonë, dhe ne e dimë se rreziku më i madh i transmetimit është nga personi i infektuar”
Ndësa, specialistja e sëmundjeve infektive Mary E. Schmidt tha se koha në të vërtetë mund të jetë pesë ditë ose më shumë (sipas studimeve të bëra në materiale të lidhura ngushtë me ato të këpucëve në temperaturën e dhomës).
Këpucët e bëra me plastikë dhe materiale sintetike mund të mbajnë një virus aktiv për ditë, por ajo vuri në dukje se nevojiten më shumë hulumtime./GazetaShneta/