Kërkohen vullnetarët për një provë klinike ku njerëzit me depresion do të trajtohen nga një algoritëm AI.
Departamenti i Psikiatrisë i Universitetit të Oksfordit po teston mjetin dixhital të njohur si “Petrushka”, i cili tha se do të personalizonte trajtimin kundër depresionit, raporton BBC Health përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, ky departament përdor të dhëna nga më shumë se një milion njerëz dhe rekomandon, në kohë reale, barna kundër depresionit më të mirë për çdo individ gjatë një konsultimi.
Ekipi dëshiron të rekrutojë rreth 200 pjesëmarrës deri në verë. Hulumtimi do të përfshijë më shumë se 500 pjesëmarrës në total.
Mjeti Petrushka përdor informacion nga çdo pacient, si mosha, gjinia dhe ashpërsia e simptomave, dhe merr parasysh efektet anësore.
Studiuesit pretendojnë se është një “mënyrë inovative për të fuqizuar pacientët dhe për të ndarë vendimmarrjen gjatë procesit të trajtimit”.
Kryehetuesi Prof. Andrea Cipriani tha se: “Në praktikën e botës reale, barnat kundër depresionit zakonisht përshkruhen bazuar në njohuritë e klinicistit”.
“Ka më shumë se 30 barna kundër depresionit në treg, por nëntë nga dhjetë mjekë të përgjithshëm rekomandojnë vetëm një nga katër barnat kundër depresionit”.
“Kjo do të thotë që pacientët mund të mos marrin trajtimin që do të ishte më efektiv ose më i qëndrueshëm për ta”.
Ky hulumtim po kryhet në Kanada dhe Brazil.
Menaxherja e provës klinike, Nyla Haque tha se: “Studimi zgjat 24 javë në total, por pas tetë javësh do të shohim se sa pjesëmarrës janë ende duke marrë trajtimin e caktuar.
“Kjo masë do të na tregojë se sa i pranueshëm dhe i toleruar është një trajtim”.
“Ne gjithashtu do të mbledhim informacion nga pjesëmarrësit për gjendjen shpirtërore, ankthin, cilësinë e jetës dhe çdo efekt anësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së provës”.
Skema financohet nga Instituti Kombëtar për Kërkimet rreth Shëndetit dhe Kujdesit. /Gazeta Shneta/


