Hulumtimet e reja ngrehin shqetësime në lidhje me infeksionet Covid-19 në gratë shtatzëna, ato thonë se koronavirusi mund të jetë në gjendje të infektojë fetusin në barkun e nënës.
Mbete e paqartë nëse kjo ndodh në të vërtetë dhe çfarë rreziku mund të sjellë për fetusin, transmeton Gazeta Shneta.
“Po, koronavirusi mund të kaloj tek fetusi për shkak se acidi nukleik i virusit është zbuluar në mostrat e gjakut nga të porsalindurit”, ka shkruar David Kimberlin dhe Serbio Stagno nga Universiteti i Alabama në Birmingham.
“Megjithëse, këto dy studime meritojnë vlerësim të kujdesshëm, më shumë prova përfundimtare janë të nevojshme”, shtuan ata.
Një numër i grupeve kërkimore në Shtetet e Bashkuara po garojnë për të provuar të gjenerojnë përgjigje përfundimtare.
Plani është që të ndjekin gratë gjatë shtatzanive dhe lindjes së tyre, dhe të monitorojnë fëmijët gjatë vitit të parë të jetës për të parë nëse infeksioni në çdo fazë të shtatzanisë mbart rreziqe për gratë ose foshnjat e tyre. /GazetaShneta/